Certifikohen 44 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë
27 prill 2026
| 15:44
Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë janë certifikuar 44 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSh), pas përfundimit me sukses të trajnimit dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me turma”.
Trajnimi është realizuar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative (DNjSO), përmes Divizionit të Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale për menaxhimin e situatave me turma dhe tubime publike.
Ky aktivitet përbën pjesë të një cikli të planifikuar trajnimesh, i cili do të vazhdojë me përfshirjen e NjRSh-së në të gjitha tetë (8)rajonet policore, në përputhje me konceptin nacional për menaxhimin e trazirave qytetare.



