Kica-Xhelili pas ftesës së Haxhiut për të ‘diskutuar’ për presidentin në Kuvend: Show po doni a? S’ka më
27 prill 2026
| 15:58
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj ftesës së kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit, në orën 17:00.
Sipas saj ftesa duhet të jetë për të votuar e jo për të diskutuar për presidentin.
Papapapa, prapë propagandë! LV-ja paska ftuar seancë për ‘diskutim për presidentin! Pse diskutim? Nuk diskutohet për president. Votohet! Show po doni a? S’ka më show!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.



