Meta kërkon lirinë, i drejtohet sërish GJKKO-së

29 prill 2026 | 15:20

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë, duke kërkuar zbutjen e “arrest me burg”.

Pritet që gjyqtarja Etleva Deda të përcaktojë datën dhe orën e shqyrtimit të kësaj kërkese.

Ankimi i kreut të Partisë së Lirisë vjen vetëm pak ditë pasi në gjykatë ka nisur shqyrtimi në themel i dosjes penale në ngarkim të tij.

Meta kërkon që masa e sigurisë të rishikohet, ndërsa çështja pritet të kalojë për vlerësim nga gjykata në ditët në vijim, shkruan Euronews.al.

Ish-presidenti i Shqipërisë mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi është deklaruar…