Kujtim Shala demanton lajmet e rreme: “Nëse LDK mbetet me një anëtar, ai jam unë”

30 prill 2026 | 00:51

Anëtari i kryesisë së Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala, ka reaguar ndaj raportimeve në media se ai ka dhënë dorëheqje nga strukturat e partisë, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Sipas tij, lajmet që e lidhin emrin e tij dhe të Gazmend Muhaxherit me largimin nga kryesia e LDK-së, për shkak të pakënaqësive të brendshme, nuk qëndrojnë, shkruan “Epoka e re”.

Shala ka thënë se, “Nëse vetëm një person do të mbetet në LDK, ai do të jem unë.” Ai, po ashtu, ka shtuar se LDK-ja po punon që në zgjedhjet e radhës të hyjë e bashkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Mero Baze I vetmi argument që mundonte Perëndimin të…