Lekaj: Ardian Gjini do të jetë kandidat i AAK-së për kryeministër dhe bartës i listës
30 prill 2026
| 13:53
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë me dije se kandidat për kryeministër AAK-së në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti nuk do të jetë Ramush Haradinaj.
Ai ka treguar se Ardin Gjini do të jetë kandidat për kryeministër dhe bartës i listës.
Në një intervistë për “Blic”-in, ai ka thënë se me një gjë të tillë është pajtuar edhe Haradinaj.
“Mendoj që Ardian Gjini do të jetë bartës i listës dhe kandidat për kryeministër. Ne ju kemi lut Haradinajt që edhe këto zgjedhje që t’i prij listës, mirëpo me plotësimin e tij jemi dakorduar që ai më të mos i prij listës, dhe bartës i listës të jetë Ardian Gjini”, ka thënë Lekaj.



