Chelsea vazhdon ‘peshkimin’, shpreh interesim për yllin e Man Cityt

03 maj 2026 | 14:37

Chelsea po vazhdon kërkimet për përforcime të skuadrës dhe një nga emrat më të rinj në listën e objektivave për verën është qendërmbrojtësi i Manchester City, Abdukodir Khusanov.

Sipas gazetarit Aaron Ramiro, “Blutë” kanë ndërmarrë tashmë hapa konkretë duke vendosur kontakt me përfaqësuesit e futbollistit 22-vjeçar.

Palët kanë diskutuar mundësinë e një transferimi të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.

Raportimet bëjnë të ditur se reprezentuesi i Uzbekistani është vetëm një nga disa alternativat që drejtuesit e Chelseat po analizojnë për të përforcuar mbrojtjen.

Qëllimi i klubit londinez mbetet rritja e konkurrencës dhe cilësisë në prapavijë, në funksion të objektivave për sezonin e ardhshëm.

Khusanov, transmeton klankosova.tv, iu bashkua Manchester Cityt në janar të vitit 2025, pasi u transferua nga Lens për një shumë që raportohet rreth 40 milionë euro, investim që reflekton besimin e madh në potencialin e tij.

Në sezonin aktual 2025/26 të Liga Premier, mbrojtësi ka regjistruar 18 paraqitje, duke grumbulluar 1,159 minuta në fushë. Performancat e tij kanë konfirmuar se ai konsiderohet një nga talentet në rritje në futbollin anglez dhe një profil që po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Ditën Botërore…