Trumpi i çon mesazh Iranit me ‘UNO’: Të gjitha kartat i kam unë
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit Donald Trump duke mbajtur karta “UNO” në duar, të shoqëruar me mesazhin “Unë i kam të gjitha kartat”.
Ky veprim po interpretohet si demonstrim force ndaj Iranit në mes të tensioneve të vazhdueshme për programin bërthamor dhe situatën në ngushticën e Hormuzit.
Foto fillimisht është postuar nga vetë presidenti amerikan në “Truth Social”.
Pak orë më herët, Trumpi ka njoftuar se ShBA-ja do të nisë një mision për shoqërimin e anijeve në rajon, të cilin e ka quajtur “Operacioni Liria”.
Mbështetja ushtarake për misionin do të përfshijë raketa, aeroplanë dhe 15 mijë trupa.
“Operacioni Liria” ka për qëllim të udhëzojë anijet “në mënyrë të sigurt” jashtë ngushticës së Hormuzit.
Sipas Trumpit, ky është një “gjest humanitar në emër të ShBA-së, vendeve të Lindjes së Mesme, por, në veçanti, të vendit të Iranit”.
— The White House (@WhiteHouse) May 3, 2026



