Sonte ndeshja e madhe Arsenal – Atletico Madrid
Sonte (e martë), zhvillohet ndeshja e kthyese e gjysmëfinales së Champions, Arsenal – Atletico Madrid
Përballja e parë mes dy skuadrave, e zhvilluar në stadiumin Metropolitano, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit që zhvillohet sonte në Angli.
Skuadra londineze synon rikthimin në një finale të madhe evropiane pas dy dekadash, e motivuar nga mbështetja e fuqishme e tifozëve dhe performancat e mira në shtëpi.
Megjithatë, përballë ka një kundërshtar të rrezikshëm si Atletico Madridi, i njohur për disiplinën taktike, organizimin e fortë dhe efikasitetin në kundërsulme.
Ndeshja do të zhvillohet në ora 21:00.
Ndërsa nesër (e mërkurë), vëmendja zhvendoset në Gjermania, ku Bayern Munich do të përballet me Paris Saint-Germain në ndeshjen tjetër gjysmëfinale.
Takimi i parë mes këtyre dy gjigantëve përfundoi me rezultat spektakolar 5-4 në favor të PSG-së, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në Allianz Arena.



