Muriqi kërkon golin ndaj Villarrealit

05 maj 2026 | 15:39

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi synon të kthehet te shënimi i golave këtë vikend dhe atë kundër Villarrealit.

Muriqi mbetet lojtari kryesor i Mallorcas, por nuk ka shënuar gol në tri ndeshjet e fundit, që është hera e parë këtë vit për “Piratin”.

Këtë seri pa shënuar gol në tri duele rresht, Muriqi e ka përjetuar vetëm një herë këtë sezon dhe po pret ta thyejë të dielën ndaj Villarrealit.

Muriqi është golashënuesi i dytë në La Liga, me 21 gola të shënuar, tre më pak se Kylian Mbappe i Real Madridit që i prinë listës.

Gjithashtu, Muriqi është edhe golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës së Mallorcas me 55 gola në La Liga, rekord të cilin deri javë më parë e ka mbajtur legjenda Samuel Eto’o.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në detyrë, Fitore Pacolli…