KF Dukagjini me urim të veçantë për yllin e tyre

05 maj 2026 | 18:28

Hektor Krasniqi një nga mbrojtësit më premtues të brezit të ri sot feston ditëlindjen. KF Dukagjini përmes një postimi në rrjete sociale ia ka uruar ditëlindjen atij. “Klubi i uron shumë shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në jetë e karrierë”, thuhet në urim. Hektori ka marrë urime të shumta edhe nga bashkëlojëtarët e tij dhe familjarët.

I riu nga Klina befasoi të gjithë kur la futbollin austriak për të vazhduar karrierën në Superligën e Kosovës. Ai ka veshur edhe fanellën e Kosovës U17 dhe U20.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pas arritjes së…