Abdixhiku: Ka dakordim që të garojmë bashkarisht me Vjosa Osmanin
05 maj 2026
| 18:42
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garohet në një listë të përbashket me Vjosa Osmani, e cila pritet të finalizohet ditëve në vazhdim.
‘’Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme’’, ka thënë kryetarit i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë.
Abdixhiku deklaroi se kjo do të formalizohet të shtunën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.



