AKI-ja e Ali Ahmetit lë pas VLEN-in në Bërvenicë, balotazh me VMRO-në
18 tetor 2026
| 20:53
Koalicioni opozitar AKI, i udhëhequr nga Ali Ahmeti, ka dalë para VLEN-it në garën zgjedhore në komunën e Bërvenicës, duke siguruar kalimin në raundin e dytë përballë VMRO-DPMNE-së.
Kandidati i AKI-së për kryetar të komunës, Arkin Jahiji, ka marrë 2.150 vota, duke u renditur pas kandidatit të VMRO-DPMNE-së. Ndërkohë, kandidati i VLEN-it, Jakup Useini, ka siguruar 1.520 vota.
Me këtë rezultat, AKI-ja ka lënë pas rivalin e saj shqiptar, VLEN-in, dhe ka siguruar garën në balotazh, ku përballë do të jetë kandidati i VMRO-DPMNE-së.
Raundi i dytë do të përcaktojë se kush do ta drejtojë komunën e Bërvenicës. Rezultati përfundimtar do të varet nga votat që do të marrin kandidatët në balotazh.



