Shtyrja e vendimit për ish-krerët e UÇK-së, Behrami: A po e shihni sa politike është kjo gjykatë?
05 maj 2026
| 23:02
Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi Nacionale konfirmoi përmes burimeve se trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka shtyrë vendimin për ish-krerët e UÇK-së deri më 30 korrik.
Përmes një postimi në Facebook, Behrami e ka lidhur këtë me zgjedhjet që pritet të mbahen në muajin qershor, duke e cilësuar Gjykatën Speciale si të ndikuar politikisht.
“A po e shihni sa politike është kjo gjykatë?
“Njëherë ia shtynë ardhjen te babai i sëmurë për shkak të zgjedhjeve. Tani thuhet që sërish shtyhet verdikti për shkak të zgjedhjeve”, ka shkruar Behrami.



