FSK-ja, pjesë e panairit më të madh të mbrojtjes në Stamboll

06 maj 2026 | 08:59

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të industrisë së mbrojtjes SAHA Expo 2026, i cili po mbahet në Stamboll.

I shoqëruar nga një delegacion i Forca e Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Jashari fillimisht mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së këtij eventi të rëndësishëm për industrinë globale të mbrojtjes.

Në kuadër të vizitës, ai zhvilloi takime me drejtues të institucioneve të mbrojtjes dhe të forcave të armatosura të Turqia.

Gjatë këtyre takimeve, Jashari prezantoi objektivat për zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së, duke diskutuar gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha si trajnimet, stërvitjet dhe pajisjet ushtarake.

Në kuadër të panairit, delegacioni i FSK-së pati mundësinë të ndjekë nga afër zhvillimet më të fundit teknologjike në industrinë e mbrojtjes, si dhe të zhvillojë takime me prodhues të ndryshëm, me synim forcimin e kapaciteteve ushtarake.

Pjesëmarrja në “SAHA Expo 2026” konsiderohet një mundësi e rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe avancimin e aftësive moderne të FSK-së në përballimin e sfidave të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK Jug,…