Zyra për Rikthimin e Aseteve dhe UNODC diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e kornizës ligjore për rikthimin e aseteve

06 maj 2026 | 13:34

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherësh prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z. Bahri Hyseni, ka zhvilluar takim me Përfaqësuesin Rajonal për Evropën Juglindore nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, UNODC, z. Danilo Rizzi. Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e realizuara nga Zyra për Rikthimin e Aseteve gjatë periudhës së fundit, sfidat e evidentuara, si dhe progresin e arritur në fushën e identifikimit, gjurmimit, sekuestrimit dhe rikthimit të aseteve të përfituara në mënyrë të kundërligjshme. Në këtë kontekst, u vlerësua puna e deritanishme e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, me theks të veçantë në rëndësinë e forcimit të kapaciteteve institucionale, avancimit të efikasitetit operacional dhe përmirësimit të koordinimit ndërinstitucional në këtë fushë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua shqyrtimit të koncept-dokumentit për nevojën e hartimit dhe miratimit të Ligjit për Rikthimin e Aseteve. Me këtë rast, u theksua se krijimi i një kornize të qartë ligjore është thelbësor për rritjen e efikasitetit institucional në trajtimin e rasteve që lidhen me pasuritë e përfituara nga veprimtaritë e kundërligjshme, si dhe për harmonizimin me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua mundësia e vazhdimit të mbështetjes për Zyrën për Rikthimin e Aseteve përmes organizimit të vizitave studimore, trajnimeve profesionale dhe ofrimit të ekspertizës së specializuar. Këto iniciativa synojnë avancimin e kapaciteteve profesionale të stafit, forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit dhe përmirësimin e praktikave në fushën e konfiskimit, menaxhimit dhe rikthimit të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional brenda vendit, si dhe forcimi i partneritetit me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare që veprojnë në fushën e rikthimit të aseteve. Ky bashkëpunim u vlerësua si i rëndësishëm për shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira, veçanërisht në rastet me dimension ndërkufitar.

Në përmbyllje, Përfaqësuesi Rajonal i UNODC-së për Evropën Juglindore, z. Danilo Rizzi, shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen ndaj Zyrës për Rikthimin e Aseteve, me qëllim të forcimit të kapaciteteve profesionale, rritjes së efikasitetit institucional dhe avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në proceset e rikthimit të aseteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dion Gallapeni ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë…