Zëdhënësi i KQZ-së: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 7 qershorit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se deri më tani 18 parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.
Ai ka thënë se procesi për pjesëmarrje në zgjedhje përfundon nesër (e enjte).
“Është duke vazhduar periudha për partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës për ta njoftuar KQZ-në për: pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve. Kjo periudhë ka filluar më 1 maj dhe do të përfundojë më 7 maj. Deri më tani (e mërkurë, 6 maj 2026, ora 12:00) KQZ-ja ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 18 parti politike, mospjesëmarrje nga 4 parti politike dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike. KQZ-ja ka vendosur afatin 11-ditorë nga dy maji deri më 12 maj 2026 për subjektet politike, koalicionit, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur”, ka thënë Elezi për “Epokën e re”.



