Osmani: Faleminderit për çdo përqafim që na bashkoi për shtëpinë tonë më të shtrenjtë: Kosovën
11 maj 2026
| 13:23
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve gjatë “tubimit të bashkimit” të LDK-së, mbrëmjen e kaluar.
Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka shprehur falënderime për çdo zemër që besoi, për çdo dorë të zgjatur me dashuri, dhe për çdo përqafim që i bashkoi mbrëmë për shtëpinë më të shtrenjtë: Kosovën.
“FALEMINDERIT për çdo zemër që besoi, për çdo dorë të zgjatur me dashuri, dhe për çdo përqafim që na bashkoi mbrëmë për shtëpinë tonë më të shtrenjtë: Kosovën”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se mbrëmë, Lumir Abdixhiku dhe Osmani u paraqitën për herë të parë si prirës të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.



