Kurti emëron edhe një zëvendësministër

14 maj 2026 | 20:21

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar me emërimet e zëvendësministrave. Kurti sot ka emëruar Bedrija Ejupagic zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Transportit.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Bedrija Ejupagić në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Ejupagić për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ganimete Musliu ka dënuar të gjitha format e dhunës, duke…