Në praninë e Bill Clintonit dhe Hillary Clintonit, u nderua figura e Eliot Engelit në Nju-Jork

18 maj 2026 | 10:24

Në Lehman College në New York City është mbajtur mbrëmë një mbledhje komemorative në nderim të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, ku morën pjesë personalitete të shumta politike e shoqërore shqiptaro-amerikane.

Lidhur me këtë ngjarje ka shkruar shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, i cili bëri të ditur se në këtë public memorial service morën pjesë ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, kongresistët Ritchie Torres, George Latimer e Jerrold Nadler, si dhe guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut Kathy Hochul.

Sipas Rekës, në këtë ceremoni u nderua jeta dhe veprimtaria e Engelit, me theks të veçantë në mbështetjen e tij tridekadëshe për Kosovën dhe shqiptarët në periudhat më të vështira.

Ambasadori Reka pati edhe një takim me Bill Clintonin.

Postimi i plotë i tij:

Me ish presidentin Clinton, ish sekretaren e shtetit Hillary Clinton, kongresistët: Torres, Latimer e Nagler, guvernatoren e shtetit të Nju Jorkut Hochul, Harry Bajraktarin dhe bashkëatdhetarët tanë, mbrëmë në Lechman College në Nju Jork, në mbledhjen komemorative për kongresistin Eliot Engel.

Në këtë public memorial service, nderuam jetën dhe veprën e kongresistit Eliot Engel, në veçanti mbështetjen e tij tridekadëshe për Kosovën.

Çkado që thuhet, është pak për të përmbledhur tërë kontributin e tij në Kongresin Amerikan, në vitet më të vështira për shqiptarët.

Urojmë që nisma për emërtimin e ambasadës së SHBA në Prishtinë me emrin e tij, të jetësohet shpejt.

Lavdi kongresistit Engel!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Adafarm” L.L.C. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me nr.…