Shaqiri i zhgënjyer me sezonin, por mbetet te Baseli

18 maj 2026 | 16:13

Xherdan Shaqiri edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Baselit.

34-vjeçari, që është kapiten i Baselit, ka konfirmuar qëndrimin e tij, duke thënë se ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, të cilën do ta respektojë deri në fund.

“Kam edhe një vit kontratë këtu. Pra, gjithçka është e vendosur”, ka thënë shkurt Shaqiri kur është pyetur për të ardhmen e tij.

Megjithatë, Shaqiri nuk është shprehur aspak i kënaqur me rezultatet e Baselit në sezonin aktual, duke thënë se ishin të zhgënjyera.

Baseli e mbylli sezonin me humbje 4:0 në udhëtim te Lugano, duke përfunduar në pozitën e pestë në tabelë.

Shaqiri ishte lojtari kryesor i Baselit, pasi në 47 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 13 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shoqërinë e kryetarit Smajl Latifi, kandidati i AAK-së për…