‘Jo në emrin tim’, protestë nesër në Bonn kundër aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
08 tetor 2026
| 14:10
Një protestë pritet të mbahet të premten në Bonn të Gjermanisë, në kundërshtim me aktgjykimin e shkallës së parë ndaj krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur platforma “Liria ka Emër”, e cila ka njoftuar se protesta do të nisë në orën 19:00 dhe do të mbahet me moton “Jo në emrin tim”.
“Nesër Bonn, Gjermani – bashkë! Drejtësi për çlirimtarët!”, është thënë në njoftimin e platformës.
Protesta është pjesë e aktiviteteve dhe reagimeve të organizuara nga qytetarë dhe grupe të ndryshme në diasporë lidhur me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara.




