Ahmeti: Kosova shmangu zgjedhjet e parakohshme, urime për presidenten Shiroka-Pula

07 tetor 2026 | 11:50

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka vlerësuar, sipas tij, pjekurinë politike dhe përgjegjësinë shtetërore të autoriteteve të Kosovës, të cilat kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për krizën politike, duke shmangur zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare.

Ahmeti e ka uruar Shiroka-Pulën për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses dhe urtësi në ushtrimin e përgjegjësisë së saj.

“Presidente Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, urime për përgjegjësinë e re dhe detyrën e lartë shtetërore! Ju uroj shumë sukses, urtësi dhe arritje në ushtrimin e këtij misioni të rëndësishëm në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Ahmeti.

Në reagimin e tij, kreu i BDI-së ka theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe të vendosjes së interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak.

“Stabiliteti institucional, përqendrimi te zgjidhjet që i ofrojnë të ardhme më të mirë qytetarëve dhe vendosja e interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak duhet të jenë gjithmonë udhërrëfyes për autoritetet politike të Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për…