Jashari premton paraqitje më të mira

18 maj 2026 | 16:40

Ardon Jashari ishte startues te skuadra e Milanit në triumfin ndaj Genoas, duke u shprehur tejet i lumtur me këtë fitore të rëndësishme.

Milani fitoi 2:1 në udhëtim, ndërsa Jashari u aktivizua deri në minutën e 85-të në këtë përballje, duke regjistruar paraqitjen e tij të 13-të këtë sezon në Serie A.

Për Jasharin ishte e rëndësishme fitorja në udhëtim, ndërsa ka premtuar paraqitje edhe më të mira në të ardhmen me fanellën e Milanit.

“Mendoj se Jasharin e vërtetë ende nuk e keni parë, por kjo për shkak të mungesës së ritmit dhe minutave. Me kalimin e kohës, do të jem i vërteti dhe këtë do ta shihni”, është shprehur Jashari.

Mesfushori 23-vjeçar iu bashkua Milanit verën e shkuar nga Brugge për gati 40 milionë euro, ndërsa me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2030.

Në sezonin aktual, Jashari ka 16 paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat për Milanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) ka miratuar…