Shfaqja vjen në shenjë të përvjetorit të Masakrës së Dubravës dhe trajton përjetimet e të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe gjatë periudhës së luftës në Kosovë, përfshirë dhunën sistematike dhe izolimin e tyre.
Përmes një qasjeje teatrore dokumentare, ajo ndërthur dëshminë, kujtesën dhe interpretimin artistik, duke trajtuar traumën dhe rezistencën si pjesë të rrëfimit skenik.
Në shfaqje interpretojnë Afrim Muçaj dhe Artan Geca, me regji nga Yll Berisha. Dramatizimin e ka bërë Alban Beqiraj, skenografinë Mentor Berisha, kostumografinë Fjolla Mani, ndërsa dizajnin e ndriçimit Skender Latifi.



