Ndërron jetë në moshën 38-vjeçare Enis Venhari nga Vushtrria

19 maj 2026 | 08:58

Ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare i riu nga Vushtrria, Enis Venhari.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një infarkti.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

I ndjeri thuhet se ka lënë pas bashkëshorten dhe një djalë të vogël.

Në njoftimin mortor të familjes thuhet: “Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se u nda nga jeta vëllai ynë, Enisi”.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në ora 16:30, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 31 vjet që kur indiano amerikani, Balamurali Ambati,…