Interi publikon fanellën e re për sezonin 2026/27

19 maj 2026 | 16:12

Interi kanë prezantuar zyrtarisht fanellën e re si vendas për sezonin 2026/27, duke zbuluar një dizajn që kombinon traditën historike të klubit me elemente moderne dhe frymëzim nga qyteti i Milanos.

Gjiganti italian i Serie A ka publikuar të martën fotografi dhe video promocionale të uniformës së re në rrjetet sociale, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve “nerazzurrë” në mbarë botën.

 

Interi ka bërë të ditur se fanella e re është frymëzuar nga “shpirti i modës dhe eleganca e përjetshme e Milanos”, duke sjellë referenca të qarta me disa prej fanellave më ikonike në historinë e klubit.

Sipas klubit italian, dizajni i ri kombinon detajet klasike me teknologjinë moderne të prodhimit të uniformave sportive.

“Fanella e re përzien elementët tradicionalë me detaje moderne dhe inovative, duke krijuar një identitet që sheh drejt së ardhmes pa humbur lidhjen me historinë. Teknologjitë më të avancuara të Nike mundësojnë kombinimin perfekt mes trashëgimisë dhe inovacionit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Fanella e re e Interit pritet të dalë shumë shpejt në shitje zyrtare dhe tashmë ka ngjallur interesim të madh te tifozët e klubit italian, të cilët mezi presin ta shohin skuadrën kampione me uniformën e re në sezonin e ardhshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali është në prag të titullit të Premierligës pas një…