Bashkëshortja e Alush Gashit: Kemi pasur shumë sfida, por ai nuk është kursyer
Bashkëshortja e Alush Gashit, Iliriana Gashi në mbledhjen komemorative ka thënë se është e vështirë për të që të flet, pas gjithë fjalëve që u thanë për bashkëshortin e saj.
Ajo ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në mbledhjen komemorative, duke shtuar se në jetën e tyre ka pasur shumë sfida.
“Është shumë e vështirë me fol tash pas gjithë këtyre fjalëve të bukura. Kisha dashtë me ju falënderuar të gjithëve në emër të familjes që keni ardhur për ta nderuar Alushin dhe neve si familje. Dua t’i falënderoj shumë, të gjithë ata, të cilët gjatë këtyre ditëve pas lajmit të kobshëm që morëm na kanë qëndruar afër në mënyra të ndryshme. Me qindra postime të bukura, mesazhe të bukura, dhe telefonata që janë munduar me nda dhimbjen me ne, dhe na kanë lehtësuar këtë dhimbje”, ka thënë ajo.
“Faleminderit shokëve të Alushit. Dua t’i falënderojë më së shumti ata, të cilët, Alushit i kanë ndenjur afër në kohëra të vështira. Si u tha deri tash, në jetën tonë ka pasur shumë sfida, kemi jetuar në kohë sfiduese. Ai nuk është kursyer, por ka kaluar nëpër gjëra të vështira”, ka thënë bashkëshortja e Alush Gashit.
.



