Studentët e Juridikut të UP-së triumfojnë në garën rajonale të negociimit juridik

21 maj 2026 | 17:45

Dion Ejupi, Armira Muçolli dhe Agnesa Misini fitojnë “ELSA Albania Negotiation Competition”, duke përfaqësuar me sukses Universitetin e Prishtinës përmes përkushtimit dhe organizimit tërësisht vetanak.

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Dion Ejupi, Armira Muçolli dhe Agnesa Misini, janë shpallur fitues të garës “ELSA Albania Negotiation Competition (ENC)”, një garë akademike e fokusuar në simulimin e negociimit të mosmarrëveshjeve civile dhe komerciale. Gara simulon procese reale negociatore, ku ekipet përfaqësojnë palë hipotetike me interesa të kundërta dhe synojnë arritjen e një marrëveshjeje sa më të favorshme për klientin e tyre, përmes aftësive juridike, strategjisë negociuese dhe bashkëpunimit ekipor. Gara është organizuar nga ELSA Albania, si degë e Shoqatës Evropiane e Studentëve të Drejtësisë (“*ELSA*”), në bashkëpunim me Frost and Fire Consulting dhe Ivanaj Foundation ne Shqipëri,  dhe ka mbledhur ekipe studentësh nga universitetet shqipfolëse të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Veçanërisht i rëndësishëm mbetet fakti se ekipi i Universitetit të Prishtinës është formuar me vetiniciativë të vetë këtyre tre studentëve, të cilët kanë organizuar në mënyrë të pavarur të gjithë përgatitjen dhe pjesëmarrjen e tyre në garë. Përmes punës së palodhshme, përkushtimit dhe angazhimit tërësisht vetanak, ata arritën të përfaqësojnë me sukses Fakultetin Juridik dhe Universitetin e Prishtinës në këtë garë rajonale, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi, aftësi negociuese dhe kulturë juridike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në…