Ish-kapiteni i Chelseat, Azpilicueta pensionohet nga futbolli aktiv

22 maj 2026 | 15:32

Ish-kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta, ka njoftuar për pensionimin nga futbolli aktiv.

Mbrojtësi veteran e ka konfirmuar largimin nga futbolli pas 20 edicioneve të kaluara në Evropë.

Azpilicueta ka luajtur edhe për Osasunan, Marseillen, Atletico Madridin dhe Sevillan.

Ai luajti për Spanjën në 45 ndeshje.

Në 11 edicione në “Stamford Bridge” te Chelsea, Azpilicueta luajti 508 ndeshje dhe e fitoi çdo trofe të mundshëm.

Azpilicueta ka fituar Ligën e Kampionëve, dy tituj të Premier Leagues, dy Liga të Evropës, Superkupën e Evropës, Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Kupën e Botës për Klube.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i NATO-s, Kevin Hamilton gjatë vizitës në…