A mund ta përballojë telefoni yt ditën tënde më të gjatë?

22 maj 2026 | 15:39

Sa herë të ka ndodhur që telefoni yt të fiket pikërisht në momentin më të papërshtatshëm? Ndoshta kur pas një mbrëmjeje po përpiqesh të porosisësh një taksi, ose teksa kërkon të kapësh atë perëndim perfekt për rrjetet sociale, e ekrani thjesht errësohet. Të gjithë e kemi përjetuar; duke kërkuar me panik një prizë të lirë në kafene apo duke mbajtur me vete një power bank që zë gjysmën e çantës.

Me serinë Galaxy A, ky stres më në fund i përket së kaluarës.

Fuqi që nuk ndalet kurrë

Nuk bëhet fjalë vetëm për specifika në letër, por për ndjesinë e lirisë. Imagjino të dalësh nga shtëpia herët në mëngjes, të kalosh gjithë ditën në leksione, duke shkruar vazhdimisht në grupet e chat-it dhe duke shfletuar materialet e fakultetit, ndërsa në fund të ditës ikona e baterisë vazhdon të qëndrojë qetësisht në jeshile. Pikërisht këtu qëndron diferenca.

Galaxy A57 dhe A37 vijnë me një bateri të fuqishme prej 5000 mAh, që mundëson deri në 29 orë riprodhim videosh. Por sekreti nuk qëndron vetëm te kapaciteti i baterisë. Sistemi operativ më fluid sjell deri në 40% multitasking më të qëndrueshëm dhe më të fuqishëm, ndërsa sistemi i avancuar i ftohjes dhe procesorët efikas kujdesen që çdo pjesë e energjisë të përdoret në mënyrë inteligjente.

Në praktikë, kjo do të thotë se mund ta përballosh edhe ditën më intensive, nga kafja e parë e mëngjesit deri te maratona e videove vonë në mbrëmje, pa kontrolluar vazhdimisht përqindjen e baterisë. Dhe pjesa më e mirë? Edhe kur ke nevojë ta karikosh, karikimi super i shpejtë 45W të lejon të bësh një pauzë të shkurtër dhe të vazhdosh menjëherë me ritmin tënd.

Performancë që mbetet gjithmonë e  pandërprerë

Besueshmëria nuk matet vetëm me sa zgjat bateria, por edhe me mënyrën se si telefoni funksionon kur e përdor në maksimum. E njeh atë momentin frustrues kur telefoni fillon të ngadalësohet sepse ke hapur shumë aplikacione njëkohësisht? Falë sistemit të avancuar të ftohjes dhe performancës së optimizuar, këto pajisje mbeten të qëndrueshme edhe kur përdor paralelisht shënime, muzikë dhe rrjete sociale.

Aplikacionet hapen menjëherë, ndërsa kalimet mes tyre janë aq të rrjedhshme sa telefoni thjesht ndjek ritmin tënd, pa të ngadalësuar.

I dizajnuar për t’iu përshtatur stilit tënd

E gjithë kjo fuqi vjen në një dizajn premium që duket elegant dhe përshtatet në mënyrë perfekte në dorë. Kornizat minimale rreth ekranit i japin një pamje moderne dhe të pastër, ndërsa nuancat e ndryshme të ngjyrave të lejojnë që telefoni të bëhet një vazhdim i stilit tënd personal.

  • Bateri 5000 mAh: Bateri e besueshme që, me përdorim të zakonshëm, mund të zgjasë deri në dy ditë. Qoftë në festivale, gjatë udhëtimeve apo në një ditë të ngarkuar në fakultet, telefoni yt ka energji për gjithçka.
  • Përshpejto ritmin tënd: Procesorët shumë efikas sigurojnë hapje më të shpejtë të aplikacioneve dhe multitasking edhe më të qëndrueshëm. Kjo do të thotë streaming më i rrjedhshëm, ngarkim më i shpejtë dhe qetësi totale, edhe në ditët më intensive.
  • I krijuar për të zgjatur: Me deri në 6 vite përditësime sigurie dhe 6 gjenerata përditësimesh të sistemit operativ, telefoni yt mbetet i sigurt dhe performant për vite me radhë. Ai do të vazhdojë të përshtatet me stilin tënd të jetesës edhe pasi trendet e momentit të kenë ndryshuar.
  • Multitasking pa ndërprerje: Ruaj qetësinë në çdo moment. Kalo pa probleme nga puna te argëtimi, pa ndërprerje apo mbinxehje, edhe kur njëkohësisht mban shënime në leksione, u përgjigjesh mesazheve dhe planifikon fundjavën.

[Zbuloni më shumë për serinë Galaxy A këtu]

###

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dikur kritikonte qeveritë për rritje…