Shaip Kadriaj dhe Artan Behrami falënderojnë aktivistët e nëndegës së PDK-së në St. Gallen
Kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së, Shaip Kadriaj, i cili garon me numrin 57, dhe Artan Behrami, me numrin 75, kanë vizituar nëndegën e PDK-së në St. Gallen, ku janë takuar me aktivistë dhe drejtues të kësaj nëndege.
Gjatë takimit, ata shprehën mirënjohjen dhe falënderimet për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të aktivistëve gjatë gjithë procesit zgjedhor, nga regjistrimi i votuesve deri te përmbyllja me sukses e procesit.
“Në nëndegën e St. Gallenit, bashkë me Artanin, zhvilluam një takim falënderues për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm gjatë gjithë procesit, nga regjistrimi e deri te finalizimi me sukses i tij.
Mirënjohës për secilin aktivist, mbështetës dhe qytetar që kontribuoi pa u ndalur. Bashkë vazhdojmë fuqishëm!”, thuhet në njoftimin e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Shaip Kadriaj.
Shaip Kadriaj është gjithashtu sekretar i përgjithshëm i degës së PDK-së në Zvicër.
https://www.facebook.com/share/p/18co7Du8dh/?mibextid=wwXIfr



