6-shja e AAK-së: Kosova ka nevojë për një qeverisje që i dëgjon njerëzit, që e kthen shpresën në veprim
23 maj 2026
| 19:04
Kandidatja për deputete e AAK-së me numër 6, Albana Bytyqi, përmes një video në ‘Facebook’ ka theksuar se si AAK nuk dorëzohen, sepse e dinë sa shumë punë ka ende për familjet tona, për të rinjtë që kërkojnë mundësi, për gratë që mbajnë shtyllat e shtëpisë dhe për çdo qytetar që meriton më shumë dinjitet e përkrahje nga shteti i vet.
“Besimi për ndryshim nuk ndërtohet me fjalë të mëdha, por me përkushtim të përditshëm, me guxim për të vazhduar edhe kur rruga bëhet më e vështirë”.
“Unë besoj se Kosova ka nevojë për një qeverisje që i dëgjon njerëzit, që punon afër qytetarëve dhe që e kthen shpresën në veprim”, ka shkruar Bytyqi.
Linku i videos: https://www.facebook.com/share/r/1CniXEtTM9/



