Tubimi i VV-së në Zvicër, Kurtit ia puthin dorën

23 maj 2026 | 22:47

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një tubim me mërgatën në Zurich, Zvicër.

Atje, dikush u pa duke ia puthur dorën kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ndërkohë, Kurti e pati një premtim për bashkëatdhetarët:

“Do të përqendohemi në sigurinë dhe rritjen energjetike të Kosovës, konkretisht në termocentralet e KEK-ut po vazhdojnë investimet që e sigurojnë për 20 vitet e ardhshme. Do ta rrisim kapacitetin e prodhimit dhe do ta ulim ndotjen në përputhje me standard të BE-së.

Filterët që do të vendosën në Kosova B do ta ulin emetimin e pluhurit për 97 për qind dhe emetimin e oksideve të azotit për 76 për qind, se e di që ju bashkëatdhetarë kur vini në vendlindje ndotja që ekziston te ne, iu pengon shumë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti…