Besim Hoxha merr mbështetjen e Uran Ismailit në takimin me profesionistët shëndetësorë
24 maj 2026
| 17:21
Sot është mbajtur një takim me mjekë dhe staf shëndetësor nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ish-ministri i Shëndetësisë dhe kandidati për deputet, Uran Ismaili, si dhe kandidatët e tjerë të Partia Demokratike e Kosovës për deputetë.
Në mesin e tyre ishte edhe kandidati me numër 77 i PDK-së, Besim Hoxha, i cili mori mbështetje nga Uran Ismaili.
“Ishte kënaqësi të ishim pjesë e këtij takimi me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza. Diskutim i hapur, profesional dhe me vizion të qartë për sfidat dhe të ardhmen e shëndetësisë në Kosovë. Mbështetje e plotë për njerëzit që sjellin ide, përvojë dhe përgjegjësi për ndryshimin që i duhet vendit”, ka shkruar kandidati për deputet, Besim Hoxha.




