Profesor Fidan Smaili, kandidati i ri i PDK-së që po merr vëmendje në Lipjan dhe më gjerë

25 maj 2026 | 13:47

Një nga prurjet më interesante dhe më të komentuara në komunën e Lipjanit, por edhe më gjerë, në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, është kandidatura e Dr. Sc. Fidan Smailit, i cili në këto zgjedhje garon me numrin 110 në listën e PDK-së.

I lindur në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit, kandidatura e tij, e propozuar drejtpërdrejt nga Kryesia Qendrore e PDK-së, po konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së kuadrove akademike dhe profesionale në vendimmarrjen politike dhe institucionale të Kosovës.

Profesori Fidan Smaili prej vitesh është i angazhuar në fushën akademike dhe universitare, duke kontribuar në edukimin dhe përgatitjen profesionale të gjeneratave të reja. Përvoja e tij profesionale, komunikimi me të rinjtë dhe qasja serioze ndaj çështjeve zhvillimore po vlerësohen si vlera shtesë për Partinë Demokratike të Kosovës.

Angazhimi i tij në politikë është parë si një befasi pozitive nga strukturat dhe aktivistët e PDK-së në Lipjan, ku z. Smaili pritet të japë kontribut të rëndësishëm politik dhe organizativ në kuadër të degës së partisë.

Burime brenda degës bëjnë të ditur se hyrja e tij në garë është mirëpritur edhe nga kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Shukri Buja, i cili ka vlerësuar të rëndësishme përfshirjen e profileve profesionale dhe akademike në përfaqësimin politik.

Njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë se, pas angazhimit të profileve të njohura dhe të suksesshme si Përparim Gruda, Arian Tahiri dhe Arben Mustafa, kandidatura e profesor Fidan Smailit shihet si vazhdimësi e hapësirës që PDK po u krijon kuadrove profesionale, akademike dhe profileve me kredibilitet publik.

Përkrahësit e tij vlerësojnë se profesori Fidan Smaili përfaqëson një kombinim të dijes akademike, energjisë profesionale dhe afërsisë me qytetarët, duke e bërë një nga kandidaturat më serioze dhe më premtuese të PDK-së në Lipjan dhe më gjerë.

Me kandidimin e tij me numrin 110, PDK synon të fuqizojë përfaqësimin e kuadrove profesionale që mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin institucional dhe politik të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uran Ismaili është takuar sot me qytetarë të lagjes Dardania…