ATK-ja prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në Athinë

25 maj 2026 | 15:07

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, së bashku me zëvendësdrejtorin Sami Salihu, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Nga Reforma tek Rezultatet: Dëshmi mbi ndikimin e reformës në administratën tatimore”, e organizuar nga Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike në Greqi, në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Konferenca u mbajt në Athinë dhe mblodhi drejtues të administratave tatimore, ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve financiare nga vende të ndryshme të Evropës dhe rajonit, me fokus në transformimin institucional, digjitalizimin, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe ndikimin e reformave në administratat tatimore.

Në kuadër të sesionit “Renditja e reformave dhe qëndrueshmëria – Cilat zgjedhje në renditjen e reformave ishin më të rëndësishmet dhe pse? drejtori Mentor Hyseni prezantoi temën “Renditja e reformave dhe qëndrueshmëria – Ndërtimi i besimit, nxitja e rritjes”, ku ndau përvojën e Kosovës në procesin e reformimit të administratës tatimore, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit me tatimpaguesit, avancimin e shërbimeve digjitale dhe krijimin e një administrate moderne, transparente dhe efikase.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias ndodhet aktualisht në kryeministri,…