Self: Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë
26 maj 2026
| 13:36
Kongresisti amerikan, Keith Self nga radhët e republikanëve, ka thënë se gjatë vizitës që kanë zhvilluar në Serbi kanë parë se ekzistojnë probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë.
Ai kështu është shprehur të hënën pas takimit që ka zhvilluar me udhëheqësit politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës.
“Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, siç edhe e kemi ditur. Por, do të shkojmë edhe në Kosovë për të mësuar për pakicën serbe atje. Pra, po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre”, u ka thënë Self, gazetarëve.



