Në prag të fushatës, BE kërkon shmangien e gjuhës seksiste apo mizogjene ndaj grave
26 maj 2026
| 18:16
Në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u është drejtuar me thirrje partive dhe kandidatëve për deputetë.
BE në Kosovë ka apeluar që gjatë fushatës të përmbahen nga gjuha dhe sjelljet seksiste apo mizogjene ndaj grave, duke përfshirë shpërndarjen përmes mediave sociale dhe platformave online.
Aty theksohet se barazia gjinore, dinjiteti njerëzor dhe demokracia janë vlera themelore të BE-së dhe elemente thelbësore për zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Fushata do të fillojë më 28 maj. Zgjedhjet ndërkohë mbahen më 7 qershor.



