“Elkos Group – ETC” dhuron 200 pako ushqimore për familjet në nevojë me rastin e Kurban Bajramit
27 maj 2026
| 01:42
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kompania “Elkos Group – ETC” ka dhuruar 200 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Këto pako, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Pejës, do të shpërndahen përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” në Pejë, me qëllim që të ndihmohen familjet që kanë nevojë për mbështetje në prag të festës.
Pronari i “Elkos Group – ETC”, Ramiz Kelmendi, ka përcjellë urimet më të mira për të gjithë besimtarët islamë, kreun e Bashkësisë Islame, imamët dhe efendilerët, duke uruar paqe, shëndet dhe begati për këtë festë të shenjtë.



