“Takim tejet emocionues me Veteranët e Lavdishëm të Luftës së UÇK-së”, ka deklaruar ai. Sipas tij, çdo takim me veteranët rikthen kujtimet e sakrificës dhe qëndresës për lirinë e vendit.
“Çdo shtrëngim dore tregon sakrificë, çdo shikim në sy rrëfen një histori dhimbjeje, krenarie dhe qëndrese për lirinë e Kosovës. Janë njerëzit që dhanë gjithçka, pa kursyer as jetën, që ne sot ta gëzojmë këtë liri”, është shprehur kandidati i PDK-së.
Në fund, Kadriaj ka shprehur respekt dhe mirënjohje për veteranët dhe dëshmorët e luftës çlirimtare.
“Përulje dhe respekt i pafund për secilin veteran të luftës sonë çlirimtare. Lavdi të rënëve, nderim të përjetshëm luftëtarëve të lirisë!”, ka përfunduar ai.



