Foda: E ardhmja e Berishës do të vendoset pas bisedimeve
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për situatën emocionale në ekip pas humbjes në finale ndaj Turqisë, duke pranuar se zhgënjimi ishte i madh për shkak të humbjes së mundësisë për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Në konferencën për medie, trajneri gjerman është ndalur edhe te Valon Berisha, një nga futbollistët më me përvojë të Kosovës, duke vlerësuar kontributin e tij ndër vite me fanellën e “Dardanëve”.
“Pas finales ndaj Turqisë kemi qenë të gjithë shumë të dëshpëruar, sepse kishim mundësinë të fitonim dhe të siguronim kualifikimin në Botëror. Nuk ishte vetëm Valoni i prekur emocionalisht, por i gjithë grupi”, ka thënë Foda.
Selektori ka bërë se në periudhën e ardhshme do të zhvillojë bisedime me mesfushorin për të ardhmen e tij te Kombëtarja e Kosovës.
“Valoni ka dhënë shumë për Kosovën. Do të ulemi dhe do të bisedojmë në javët dhe muajt në vazhdim për të parë se si do të vazhdojë rrugëtimi i tij me Kombëtaren”, ka thënë Foda.
Deklarata e teknikut gjerman ka shtuar interesimin rreth rolit të ardhshëm të Berishës te Kosova, ndërsa mesfushori vazhdon të mbetet një nga figurat më të rëndësishme në historinë e përfaqësueses.



