Besa Ismaili-Ahmeti: 60-shi është zgjedhja ideale për siguri dhe qetësi

28 maj 2026 | 11:05

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti, ka publikuar një mesazh simbolik në rrjetet sociale, duke e ndërlidhur numrin e saj zgjedhor me sigurinë dhe qetësinë në komunikacion.

Ajo ka shkruar se me “60” arrihet më shumë siguri, vetëbesim dhe qetësi drejt cakut, duke theksuar se ky numër është “zgjedhja ideale”.

“Më shumë siguri, vetëbesim dhe qetësi, dhe më shpejt arrini në cakun tuaj nëse shkoni me 60. Ju e dini, po 60-shi është zgjedhja ideale”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti.

Postimi është shoqëruar edhe me fotografi kreative që lidhin numrin 60 me shenjat e komunikacionit dhe fushatën zgjedhore të PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka quajtur humbje të…