Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg

28 maj 2026 | 15:00

Gjykata e Lartë në Shqipëri ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn, duke rrëzuar kësisoj rekursin e kryebashkiakut.

Me këtë vendim, Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e paraburgimit të Durrësit, raporton “A2CNN”.

Shqyrtimi i këtij rekursi vjen vetë tre ditë pasi Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht ankimin e kryebashkiakut kundër masës “arrest në burg” të caktuar në 3 shkallët e gjyqësorit.

Kushtetuesja ktheu çështjen për rigjykim në Gjykatën e Lartë, pasi konstatoi se kjo gjykatë nuk kishte arsyetuar në vendim disa nga pretendimet e Veliajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rregulli në shtëpi sot nuk lidhet më vetëm me pastrimin.…