Skandaloze: Policia i dënon me gjobë dy djemtë e dëshmorëve vetëm pse në tabelat e veturës kishin të vendosur logon e UÇK-së

28 maj 2026 | 17:32

Kosovar Azemi, djali i heroit Nijazi Azemi – komandant “Mjekrra” dhe Fisnik Bislimi, djali i heroit Rexhep Bislimi janë gjobitur sot në Prishtinë nga Policia e Kosovës shkak të simbolit të UÇK-së, të cilin e kanë pasur të vendosur në tabela të veturës.

Azemi ka shkruar në “Facebook”, se ata kanë kërkuar nga policët që në procesverbal t’i shkruhej arsyeja e saktë e ndalimit, konkretisht se ishin ndaluar “për simbolin e UÇK-së”, por, sipas tij, zyrtarët nuk kishin pranuar ta shkruanin këtë në dokument.

Azemi ka deklaruar se me simbolin e UÇK-së ka kaluar pa probleme në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Malin e Zi dhe Greqinë, duke theksuar se ai nuk mbulon asnjë simbol shtetëror apo zyrtar.

“Sot në Kosovën e lirë, unë djali i Heroit Nijazi Azemi – komandant Mjekrra dhe Fisnik Bislimi -djali i Heroit Rexhep Bislimi u ndaluam dhe u gjobitëm për simbolin e UÇK-së. Më e turpshmja Ne kërkuam që në gjobë të shkruhej e vërteta: ‘u ndaluan për simbolin UÇK’. Por nuk patën guxim ta shkruajnë. Na dënuan për UÇK-në, por u frikësuan ta pranojnë me shkrim Ky simbol ka kaluar gjithë Evropën, Malin e Zi, Greqinë e vende tjera pa problem. Sepse nuk e mbulon asnjë simbol shtetëror e zyrtar, Vetëm në Kosovë, shtetin e dalë nga gjaku i baballarëve tanë, trajtohet si faj. Turp për ata që harrojnë kush e solli këtë liri. UÇK nuk hiqet me gjoba. UÇK është nder, histori dhe krenari kombëtare. UÇK e paguam me gjak, do ta paguajmë edhe me para!”, ka shkruar Azemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Specializuar në Hagë ka vënë në pikëpyetje kredibilitetin…