Besa Ismaili-Ahmeti: Gratë duan siguri, jo kriza
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, me numër 60, ka zhvilluar takime me qytetarë në Mitrovicë dhe Podujevë, ku ka theksuar mesazhin e saj politik për fokusin te stabiliteti dhe zhvillimi.
Ajo ka deklaruar se gratë nuk kërkojnë kriza, por siguri, mundësi dhe perspektivë më të mirë për familjet e tyre.
Sipas saj, qytetarët nuk kanë nevojë për premtime boshe, por për zgjidhje konkrete dhe mundësi reale që ndikojnë në përmirësimin e jetës së përditshme.
“Gratë nuk duan kriza. Gratë duan siguri, mundësi dhe një të ardhme më të mirë për familjet e tyre. Gratë nuk duan kriza, por zgjidhje. Nuk duan premtime boshe, por mundësi reale. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe bisedat e sinqerta, Mitrovicë dhe Podujevë. Bashkë do të ndërtojmë një Kosovë me më shumë zhvillim, dinjitet dhe mundësi për të gjithë”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti.



