6-shja e AAK-së, Albana Bytyqi, kritikon Kurtin për premtimet e parealizuara dhe dialogun me Serbinë: Është koha për ndryshim – 128

31 maj 2026 | 13:38

Kandidatja për deputete e AAK-së me numër 6, Albana Bytyqi, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se disa nga premtimet e bëra para ardhjes në pushtet nuk janë përmbushur në praktikë.

Sipas saj, Kurti gjatë periudhës kur synonte qeverisjen kishte theksuar se nuk do të kishte negociata me Serbinë pa u adresuar çështje si zbardhja e fatit të personave të zhdukur, ndëshkimi i krimeve të luftës, trajtimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe kërkimfalja dhe njohja e pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, Bytyqi ka vlerësuar se pas ardhjes në pushtet, këto zotime nuk janë reflektuar plotësisht në qasjen e qeverisë ndaj dialogut me Serbinë.

Ajo ka kritikuar gjithashtu disa vendime të ekzekutivit, duke pretenduar se kanë lejuar përfitime të caktuara edhe për persona që, sipas saj, kanë qenë të lidhur me struktura të periudhës së luftës.

Reagimi i saj i plotë:

Kur Albin Kurti dëshironte të vinte në pushtet, premtonte se nuk do të kishte asnjë negociatë dhe as edhe shkëmbimin më të vogël me Serbinë pa u gjetur të zhdukurit, pa u dënuar kriminelët e luftës, pa u trajtuar çështja e mbi 20 mijë grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, pa kërkimfalje për krimet e kryera dhe pa njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por çfarë ndodhi pasi erdhi në pushtet?

U harruan pothuajse të gjitha këto premtime.

Jo vetëm që vazhdoi dialogun me Serbinë, por u dha mundësinë që njerëz që kanë qenë pjesë e strukturave që kryen krime ndaj shqiptarëve në Kosovë të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës dhe të përfitojnë nga skemat sociale të financuara nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë, familjet e viktimave ende presin drejtësi.

Ky është Albin Kurti i vertet.

I cili e përdor çdo emocion të sinqertë për propagandë.

Prandaj është koha për ndryshim.
#128🗳️6✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk…