57-shi i PDK-së, Shaip Kadriaj: Malisheva tregoi fuqinë e saj, në mesin tonë edhe vëllezërit e Presidentit Thaçi

01 qershor 2026 | 23:32

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaip Kadriaj, i cili në listën zgjedhore garon me numrin 57, ka thënë se tubimi i mbajtur në Malishevë dëshmoi mbështetjen në rritje për këtë subjekt politik.

“Sot, bashkë me mijëra qytetarë të ndershëm, u dëshmua se vullneti për ndryshim po rritet çdo ditë. Njerëzit janë lodhur nga premtimet e pambajtura dhe kërkojnë një qeverisje që sjell zhvillim dhe perspektivë”, ka shkruar Kadriaj.

Ai ka theksuar se në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe familja e ish-Presidentit Hashim Thaçi.

“Prania dhe mbështetja e familjes së Presidentit Hashim Thaçi, përfshirë vëllezërit e tij, u prit me respekt nga shumë pjesëmarrës, si shenjë e qëndrueshmërisë dhe besimit në vlerat që kanë përfaqësuar ndër vite”, ka shtuar Kadriaj.

Shaip Kadriaj në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 57 në listën e PDK-së.

#PDK125

#BedriHamza1 #ShaipKadriaj57 #StopKrizes

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka kërkuar sa…