Mbi 2 mijë persona do të angazhohen në numërimin e votave në qendra komunale

02 qershor 2026 | 12:04

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për emërimin e ekipeve të numërimit në 38 Qendra Komunale të Numërimit (QNR).

Në këto qendra do të angazhohen 2 213 anëtarë, në kuadër të 508 ekipeve të numërimit, të cilët përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike pjesëmarrëse në proces zgjedhor.

Ekipet e numërimit do të verifikojnë rezultatet subjekteve politike të evidentuar në formularë pas numërimit të fletëvotimeve në vendvotime dhe në numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja gjithashtu ka vendosur për emërimin e 153 anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta nga komuna të ndryshme për vendet e paplotësuara.

Ndërsa në mbledhjen e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte vendosur për emërimin e 12,678 anëtarëve, 1,043 prej të cilëve rezervë, për tu angazhuar në 2 498 vendvotime për votimin e rregullt (911 qendra votimi), ndërkaq emërimi i pjesës tjetër ishte planifikuar të bëhej në mbledhjen e radhës.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, KQZ-ja ka emëruar 192 anëtarë të 52 Këshillave të Vendvotimeve me kusht (38 Qendra Votimi). Anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve të emëruar nga KQZ-ja, përfaqësojnë subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje dhe do të jenë përgjegjëse për përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor në vendvotime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Adelina Spahija rikthehet me një projekt të…