90-tshi i AAK-së, Drin Veselaj: Dardania po i jep forcë dhe besim Aleancës për fitoret e reja

02 qershor 2026 | 21:59

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numër 90, Drin Veselaj, ka zhvilluar takime me qytetarët e lagjeve Dardania I, II dhe III në Pejë, ku ka falënderuar banorët për mbështetjen dhe besimin e treguar.

Sipas Veselajt, takimet e së martës mbrëma u karakterizuan nga energjia, përkrahja dhe vendosmëria e qytetarëve, të cilat, sipas tij, janë motiv shtesë për të vazhduar angazhimin politik.

Ai ka bërë të ditur se gjatë bashkëbisedimit me qytetarët është diskutuar për tri shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja e Kosovës: siguria, energjia dhe zhvillimi.

“Siguria për çdo familje dhe çdo qytetar, energjia si garanci për zhvillim dhe mirëqenie, si dhe zhvillimi për më shumë vende pune, investime dhe perspektivë për të rinjtë, mbeten prioritetet tona”, ka theksuar Veselaj.

Në fund, kandidati i AAK-së ka falënderuar qytetarët e Dardanisë për mikpritjen dhe mbështetjen, duke shtuar se së bashku po ndërtohet rruga drejt fitoreve të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në…