Shqipëria përballet sonte me Izraelin

03 qershor 2026 | 13:21

Shqipëria do të përballet sonte me Izraelin në një ndeshje miqësore që zhvillohet nga ora 20:00 në “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Takimi vjen pas zhgënjimit të të dyja përfaqësueseve që nuk arritën të sigurojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

Për kombëtaren shqiptare kjo ndeshje do të shënojë debutimin e trajnerit të ri, Rolando Maran, i cili synon ta nisë me fitore aventurën në stolin kuqezi. Shqipëria vjen pas tri humbjeve radhazi, përfshirë disfatat ndaj Polonisë dhe Ukrainës, rezultate që i dhanë fund një periudhe pozitive gjatë së cilës kuqezinjtë kishin regjistruar tetë ndeshje pa humbje dhe gjashtë fitore.

Megjithatë, një nga pikat e forta të Shqipërisë në muajt e fundit ka qenë mbrojtja. Para serisë së humbjeve, kuqezinjtë kishin mbajtur portën e paprekur në gjashtë nga tetë ndeshje, statistikë që stafi teknik shpreson ta rikthejë edhe në përballjen e sotme.

Në anën tjetër, Izraeli i drejtuar nga Ran Ben Shimon vazhdon të kërkojë konsistencë në rezultate. Izraelitët nuk arritën të sigurojnë një vend në Botëror dhe në gjashtë ndeshjet e fundit kanë regjistruar vetëm një fitore. Ndeshjen e fundit e mbyllën me barazim 2:2 ndaj Gjeorgjisë, ndërsa sonte synojnë të rikthehen te fitoret dhe të zgjasin serinë pa humbje.

Për Shqipërinë, sfida e mbrëmjes përfaqëson një mundësi të mirë për të hapur një kapitull të ri nën drejtimin e Maranit dhe për të rikthyer besimin para angazhimeve të ardhshme zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 14, Xhavit Haliti,…